erinda biba
April 3, 2023
Recetë: Supë me krem zarzavatesh
Supë krem me zarzavate plot vitamina dhe me një trashësi perfekte për foshnjat nga 5 deri në 12muaj
Përbërësit:
- Pak piper të zi
- Pak rigon
- 100gr patate
- 120g brokoli
- 8 lugë nga masa e qumështit formulë Blemil Plus
- 120ml ujë
- ½ kungulleshkë
Përgatitja:
- Qëroni pataten dhe priteni në kubikë.
- Në një tenxhere zieni pataten, kungulleshkën dhe brokolin për rreth 15-20min apo der isa patatja të jetë zier.
- Hidhni në blender zarzavatet e ziera, 120ml ujë dhe Blemil Plus. Rrihni me anë të blenderit masën derisa të përfitoni trashësinë e duhur kremoze.
- Hidhni përgatitjen në një pjatë të thellë dhe nëse dëshironi mund ti shtoni edhe një lugë të vogël vaj ulliri të virgjër.
Tags: bebiushqime per femije